25 Dhjetor 2019 Presidenti Meta në drekën e Krishtlindjes me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras: Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse!
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta mori pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras. Në praninë e Kryeipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe...