9 Korrik 2021 Presidenti Meta viziton Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë “Vangjel Pulla” në Sarandë dhe vlerëson ish-punonjës dhe ish-banorë të saj: Me kontribute të vyera për integrimin e plotë të jetimëve në shoqëri, mision që nuk duhet ndalur
Sarandë Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta në vizitën që po zhvillon në qytetin e Sarandës, është ndalur fillimisht në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë “Vangjel Pulla”. Me këtë rast Kreu i Shtetit i akordoi Titullin e lartë “Kalorës i Urdhër të Flamurit” (pas vdekjes) zotit Vangjel Pulla...